LAJMI I FUNDIT:

LDK akuzon Ahmetin dhe VV-në për bllokimin e Kuvendit në Komunën e Prishtinës

LDK akuzon Ahmetin dhe VV-në për bllokimin e Kuvendit në Komunën e Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se “po tentojnë vazhdimisht që ta bllokojnë punën e Kuvendit të Prishtinës”.

“Deklarimet e kryetarit të Komunës së Prishtinës, nënkryetarit dhe zyrës për informim, lidhur me ngjarjet e fundit përkitazi me punimet e Kuvendit të Komunës së Prishtinës janë të pavërteta, tendencioze, joetike dhe joprofesionale. Ato janë gënjeshtra rutinore dhe qasje arbitrare që kjo qeveri po manifeston ndaj subjekteve tjera shumicë politike në Kuvendin e kryeqytetit”, vazhdon deklarata”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, veprimet e tilla janë duke e ngufatur jetën politike, po e cungojnë demokracinë lokale dhe po prolongojnë zhvillimin e proceseve me interes për qytetarët e Komunës së Prishtinës.


Grupi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë shpreh shqetësimin ndaj veprimeve joligjore të kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe kabinetit të tij që cenojnë të drejtën e Kuvendit të Komunës për zhvillimin normal të mbledhjeve.

“Në vazhdën e veprimeve arbitrare, kryetari i komunës nuk ka lejuar zyrën për informim të komunës për të njoftuar mediat dhe qytetarët për pjesëmarrje në mbledhjen e kuvendit të komunës, e cila ishte planifikuar për datën 24 Shkurt 2017”.

“Ai po ashtu ka heshtur në kërkesën e kryesuesit për përcaktimin e pikave të rendit të ditës për mbledhjen e kuvendit të komunës, duke akuzuar kryesuesin e kuvendit për mosbashkëpunim. Veç kësaj, pengimi i shërbimit civil për të përgatitur kushtet administrative dhe teknike për mbledhjet e kuvendit të komunës, përbënë manifestim të sjelljeve të dhunshme dhe instrumentalizim të administratës komunale për qëllime partiake”, thuhet në deklaratën e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori