LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Atletico Madrid – Barcelona

Parashikim: Atletico Madrid – Barcelona

Atletico Madrid e pret Barcelonën në një nga duelet vendimtare të këtij sezoni në La Liga. Kjo ndeshje mund t’i japë kahje krejt tjetër luftës për titull varësisht nga rezultati.

Vendi: Vicente Calderon, Madrid
Koha: 26 shkurt (e deilë), 16:15


Lajmet rreth ekipeve

Atletico Madrid
Jan Oblak ishte në stol për Atleticon ndaj Leverkusenit në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe pritet që të startojë në këtë takim.
Diego Godin pritet që të kthehet në zemër të mbrojtjes pas lëndimit të pësuar edhe pse nuk është rikuperuar plotësisht, teksa Vrsaljko do të vazhdojë të luajë në krahun e djathtë në mungesë të Juanfran.
Kevin Gameiro dhe Antoine Griezmann pritet të vazhdojnë në krye të sulmit pas performancave fantastike të tyre në dy ndeshjet e fundit.

Barcelona
Sergio Busquets është kthyer pas suspendimit dhe pritet që të luajë me një rol të zgjeruar në mesfushë, me Rakticin i cili sipas të gjitha gjasave do të nisë nga stoli këtë takim.
Samuel Umtiti do të preferohet para Jeremy Mathieu në mbrojtje dhe Andre Gomes vazhdon me rolin e tij në mesfushë i dirigjuar nga baba “Iniesta”.
Arda Turan pritet të jetë i përgatitur mjaftueshëm që të luajë nga stoli nëse atij i kërkohet, por Mascherano është ende në dyshim për problemin e tij në kofshë.

Top lojtarët

A e dini se?

Atletico ka fituar 15 nga 18 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Barcelona është e pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në La Liga.

Barcelona ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga.

Barcelona është e pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundti ndaj Atleticos në të gjitha garat.

Barcelona ka shënuar së paku dy gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në La Liga.

Atletico ka shënuar së paku 2 gola 3 ndeshjet e fundit në La Liga.

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid - Barcelona
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Atletico Madrid - Barcelona

Analiza

Atletico ka humbur vetëm një nga 28 ndeshjet e fundit në la Liga në Estadio Vicente Calderon dhe vendasit do të tentojnë të zgjerojnë këtë ecuri të mirë për të mbyllur vitin mirë para se të kalojnë në stadiumin e ri.

Blaugranët nga ana tjetër në ndeshjen e fundit në këtë stadium shënuan fitore minimale dhe Enrique do të shpresojë për një ndeshje të ngjashme sërish.

Luis Enrique është nën presion të madh, por humbja e Real Madridit nga Valencia pritet të motivojë më shumë Barcelonën e cila ka gjasa reale për titull dhe i nevojitet shumë kjo fitore për t’u kthyer në luftë për titull.

Parashikimi: Atletico Madrid 1-2 Barcelona

Në trend Sport

Më shumë
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Kalo në kategori