LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet për filmat më të këqij

Ndahen çmimet për filmat më të këqij

Filmi dokumentar i cili kritikon kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton , “Hillary’s America” këtë vit ka fituar Mjedrën e Artë për filmin më të keq, ndërsa me filmin “Batman vs Superman” kanë ndarë numrin e fituar të ‘trofeve’, secili nga katër sosh.

Ceremonia e ‘çmimeve’ për filmin më të keq, të aktorëve, skenaristëve, regjisorëve dhe detajeve tjera filmike, mbahet tradicionalisht një ditë para mbajtjes së eventit filmik prestigjioz amerikan, Academy Awards.


Regjisori i filmit për Hillary Clinton, Dinesh D’Souza, ka fituar Razzie për aktorin më të keq dhe për regjisorin më të keq, së bashku me Bruce Schooley i cili e ka bërë regjinë bashkë me të. Becky Turner ka fituar Mjedrën e Artë për aktoren më të keqe në dokumentarin në fjalë.

A do ta fitojë "La La Land" çmimin 'Oscar'? (Foto)
Lexo po ashtu A do ta fitojë "La La Land" çmimin 'Oscar'? (Foto)

Konkurrenti kryesor për numrin e Mjedrave të Arta, po ashtu katër, ishte “Batman vs Superman”, ndërsa ndër çmimet e fituara ishin për skenarin më të keq e vazhdimin më të keq.

Çmimin Razzie Redemer këtë vit e fitoi bindshëm aktori dhe regjisori veteran, Mel Gibson, me dramën “Hacksaw Ridge” që është e nominuar për shtatë çmime Oscar.

Statuja e Mjedrës së Artë kushton rreth 5 dollarë dhe ka formën dhe madhësinë e një topi të golfit e që gjendet në listën e filmit 8 mm dhe e tëra është e pikturuar me ngjyrë ari. /Telegrafi/