Është eventi më i pritur i vitit në botën e kinematografisë, dhe nesër (e premte) sytë e botës do të drejtohen nga teatri “Dolby” i Hollivudit për ceremoninë e 89-të të çmimeve OSCAR.
Edhe këtë vit vëmendje të madhe do t’i kushtohet organizimit, dhe kryesisht veshjeve të yjeve në tapetin e kuq.
Emocionet më të mëdha pritet të dominojnë gjatë mbrëmjes, ku do të ndahen plot 23 çmime, si dhe janë rezervuar shumë surpriza për publikun.
Lufta më e madhe bëhet për çmimin kryesor “Best Picture”, në të cili janë të nominuar nëntë filmat më të mirë të vitit.
Edhe këtë vit si çdo herë tjetër janë hedhur aludimet se cilët ndër këta nëntë filma, janë më pranë fitores së trofeut.
Dy filmat më të pretendentë për çmimin “Oscar” këtë vit janë “La La Land” dhe “Moonlight.
Ky i fundit është një film, në të cilin bëhet fjalë për romancën e dy njerëzve të zinj, të cilët po plaken brenda qytetit të Miamit, të drejtuar nga një njeri me ngjyrë i zi po ashtu. Andaj është cilësuar jo vetëm si një film i gjendur rëndom në listën e të nominuarve, por pretendent për ta fituar çmimin kryesor, ndonëse shumica e analistëve nuk janë dakord.
Por vëmendja më e madhe është drejtuar tek muzikali “La La Land”, film i cili u prit me padurim nga publiku dhe në momentin që u dha premiera, salla ishte e mbushur plot.
Janë disa arsye pse “La La Land” mund të jetë fitues i këtij viti në “Oscars”.
Filmi “La La Land” është muzikali i parë që nominohet për “filmin më të mirë” në ceremoninë e “Oscars”, që nga “All That Jazz” në vitin 1979. Gjithashtu ka pasur sukses shumë të madh në “Golden Globe”, duke rrëmbyer shtatë çmime: “Regjisori më i mirë” , “Skenari më i mirë”, “Kënga më e mirë origjinale”, “Kolona zanore më e mirë origjinale”, “Aktori” dhe “aktorja më e mirë” si dhe “Filmi më i mirë në zhanrin Musical ose komedi”.
Regjisori Damien Chazelle është një tjetër arsye më shumë që ky film të shkojë drejt fitores. Chazelle është bërë shumë i njohur në Hollywood, dhe është nominuar shpesh viteve të fundit në disa çmime të rëndësishme. Ndërsa filmit nuk i mungojnë gjithashtu edhe një kastë e mirë aktorësh, ku dy protagonistët kryesorë, dyshja Gosling-Stone janë bërë ikonat e publikut, dhe mund të krahasohen me dyshe të tjera të së shkuarës si Tracey dhe Hepburn, Powell dhe Keeler, ose DiCaprio dhe Winslett mbi të gjithë.
Filmi inspirohet nga Holliwoodi i vjetër, teksa fakti që shoqërohet me muzikë gjatë gjithë kohës e bënë edhe më të dashur për syrin e publikun. Kombinimi i magjisë me realizimin, gjithashtu titulli që i përshtatte mjaft mirë janë të tjerë komponentë të rëndësishëm, të cilët i ngrisin vlerat filmit.
Një histori dashurie mes dy të rinjve e shoqëruar me muzikë, ku të gjithë mund ta gjejnë veten në të, dhe mbi të gjitha film që nuk transmeton asnjë mesazh politik, është arsyeja më e fortë që “La La Land” të jetë filmi fitues këtë vit në “Osars”.
“La La Land” ka gjithsej 14 nominimet në këto kategori: “Filmit më të mirë”, “aktorit”, “aktores”, “producentit më të mirë” etj, muzikali që flet për një aktore në vështirësi dhe të dashurin e saj pianist “Jazz”-i, ka barazuar rekordin e regjistruar në vitin 1997 nga “Titaniku” dhe atë të 1950-s me filmin “All about Eve”.
Mbetet të shihet se a do të jetë ky filmi triumfues në mbrëmjen “Oscars 2017”?! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë
Super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx
Erblin Nushi i veshur si drag queen ‘Adelina Rose’ tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës, thotë se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë
Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë
Erblin Nushi i veshur si drag queen 'Adelina Rose' tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë