LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Juventus – Empoli

Parashikim: Juventus – Empoli

Juventusi zhvillon të shtunën mbrëma atë që pritet të jetë një tjetër stërvitje rutinore në Serie A ndaj Empolit.

Vendi: Juventus Arena, Torino
Koha: 25 shkurt (e shtunë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Bianconerët nuk kanë asnjë mungesë, kurse pritet që Bonucci të kthehet në 11-shen e parë pasi u la jashtë në ndeshjen ndaj Portos.
Allegri nuk pritet të bëjë rotacion me skuadrën, por pritet t’i japë pushim Mandzukicit pasi luajti gjithë ndeshjen ndaj Portos në Do Dragao.
Dani Alves po ashtu mund të startojë në këtë takim pasi shënoi si zëvëndësues ndaj Portos.

Empoli
Andrea Costa dhe Vincent Laurini nuk janë të gatshëm, por Matusciello shpreson që ata të rikuperohen në orët e fundit para duelit. Massimo Macarone dhe Levan Michedildze janë në konkurrencë për të startuar në sulm.

Top lojtarët

A e dini se?

Juventusi ka fituar 29 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 7 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Juventusi ka fituar 7 ndeshjet e fundit ndaj Empolit në të jgitha garat.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 15 nga 17 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi s’ka pranuar gol në 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj Empolit në të gjitha garat.

Empoli dështoi të fitojë në 6 ndeshjet e fundit në Serie A si mysafir.

Analizë

Juventusi ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi mposhti Porton me rezultat 2-0 në Do Dragao. Morali dhe forma janë në nivel te Bianconerët dhe ata pritet ta shkatërrojnë Empolin.

Empoli ka pak presion për mbijetesën pas fitores së thellë të Pescaras javën e kaluar, por kjo nuk pritet të ndikojë në ndonjë urgjencë të tyre për të zhvilluar nga ndeshjet më të mira të tyre të sezonit.

Parashikimi: Juventus 4-0 Empoli