LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Kriva Pallankës me më pak ankesa deri tek Avokati i Popullit

Qytetarët e Kriva Pallankës me më pak ankesa deri tek Avokati i Popullit

Tërësisht mungon paraqitja e ankesave nga qytetarët e Kriva Pallankës deri tek zyra e Avokatit të Popullit të cilat kanë të bëjnë me pagesën e taksës radiodifuzive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne si përfaqësues të institucionit për mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, çdo të enjte të fundit të muajve jemit të pranishëm në zyrën rajonale në Komunën e Kriva Pallankës, por deri tani në katër vitet e fundit interesi për të paraqitur ankesa në lidhje me pagesën e taksës radiudifuzive nga qytetarët e Kriva Pallankës është shumë i vogël. Do të ishte mirë nëse nuk ka raste të tilla, por nëse ka qytetarët duhet t’i paraqesin”, deklaroi zv.Avokati i Popullit, Naser Vejseli.


Avokati i Popullit në Kriva Pallankë ka ditë të hapura me qytetarët çdo të enjte të fundit të muajve nga ora 10 deri 13 në sallën e vetëqeverisjes lokale të komunës./Telegrafi/