Ranieri thyen heshtjen me një letër lamtumirëse për dashurinë ndaj Leicesterit – “Dje ëndrrat e mija vdiqën”
Claudio Ranieri ka thyer heshtjen pas 24 orëve që u shkarkua si trajner i Leicester Cityt.
Ai ka lëshuar një komunikatë për media, ku thotë se koha e mrekullueshme dhe gëzimi që kishte nuk do të harrohen kurrë.
Ranieri ka falënderuar edhe fansat, lojtarët dhe familjen e tij duke thënë se ka shpresuar që do të qëndrojë në klubin, që do ta dashuron përjetë.
“Dje ëndrrat e mija vdiqën”.
“Pas euforisë të sezonit të kaluar ku u kurorëzuam me titull në Ligën Premier, gjithmonë kam ëndërruar se do të qëndrojë te Leicester City, klub që do ta dua gjithnjë”.
“Mjerisht kjo nuk ndodhi”.
Ranieri u shkarkua nga pronarët e klubit të enjten në mbrëmje, 298 ditë pasi ai u shpall kampion me Leicesterin, duke e bërë të pamundurën të mundshme.
“Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe gjithë familjen time për mbështetjen e tyre”.
“Falënderimet e mia shkojnë për Paolon dhe Andrean që më shoqëruan në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Steve Kutner dhe Franco Granello që më mundësuan të bëhem kampion”.
“Kryesisht më duhet ta falënderoj Leicester City Football Club. Aventura ishte e mahnitshme”.
“Faleminderit të gjithë gazetarëve dhe mediave që kanë ardhur me ne dhe kanë raportuar një histori të madhe të futbolli për klubin tonë”.
“Falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë në klub, të gjithë lojtarëve, stafit, të gjithë që ishin pjesë e asaj që kemi arritur”.
Ranieri veçoi tifozët Leicester për mbështetjen që i dhanë klubit.
“Por më së shumti tifozëve. Ju ma morët zemrën mua që në ditën e parë me dashuri. Edhe unë ju dua, gjithashtu. Askush nuk mund ta marrë atë që ne e kemi arritur, dhe shpresoj që ta kujtoni në fund dhe të buzëqesheni”.
“Ishte një kohë e mrekullueshme dhe lumturinë nuk do ta harroj. Ka qenë një kënaqësi dhe nder për të qenë një kampion me të gjithë ju”, ka shkruar Ranieri në letrën e tij lamtumirëse. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?