LAJMI I FUNDIT:

Axha i të mbyturës nga vetura në Fushë Kosovë jep detajet e ngjarjes tragjike (VIDEO)

Axha i të mbyturës nga vetura në Fushë Kosovë jep detajet e ngjarjes tragjike (VIDEO)

Bujar Curri, axha i Bleranda Currit, vajzës që u godit për vdekje nga një veturë në Fushë-Kosovë, ka shpjeguar për Klan Kosovën rrethanat e vdekjes së mbesës.

Ai deklaroi se Bleranda dje, e enjte, kishte qenë në Drenas për të kryer punë rreth një patentë-shoferi.


Ajo më pas kishte hipur në autobus për t’u kthyer në banesën ku jetonte me nënën e saj në Fushë Kosovë.

Kur Bleranda, 20 vjeçare, kishte zbritur nga autobusi, duke kaluar zebrat ishte goditur nga një veturë me shpejtësi tepër të madhe.

Bujari ka treguar për Klan Kosovën se vozitësi, Admir Salihu, 24 vjeçar, është ndaluar dhe është interesuar për viktimën.

“Familjen e Admir Salihut e kemi lejuar edhe të marrë pjesë në varrim e në të pame”, ka treguar Curri.

Pas varrimit që do të mbahet në varrezat Korreticës së Drenasit, pritet që të bëhet edhe falja e gjakut nga Familja Curri për familjen Salihu. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori