LAJMI I FUNDIT:

Honda nuk i shpëton dot largimit, afër transferimi në MLS

Honda nuk i shpëton dot largimit, afër transferimi në MLS

Anësori i Milanit, Keisuke Honda mund të bashkohet me skuadrën nga MLS-ja amerikane, Seattle Sounders në ditët e ardhshme.

Honda nuk po mund të ri-gjejë vetën dhe formën e tij këtë sezon, pasi ka bërë vetëm një paraqitje me Milanin si titullar.

Kjo ka bërë që 30-vjeçari japonez të jetë plotësisht jashtë planeve të trajnerit Vincenzo Montella dhe klubit Rossoner.


Agjenti: Honda kërkon MLS-në
Lexo po ashtu Agjenti: Honda kërkon MLS-në

Sipas Tuttomercatoweb, Milani janë të gatshëm të lirojnë Hondan nga kontrata e tij, e cila skadon këtë verë, duke e lejuar atë që të transferohet te Seattle, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi japonez ishte i lidhur edhe me Sunderlandin, Hull Cityn dhe LA Galaxyn gjatë afatit kalimtar, por një lëvizje e tillë ka dështuar që të materializohet.

Bacca: Nuk dua paratë e Kinës, qëndroj te Milani se jam i lumtur!
Lexo po ashtu Bacca: Nuk dua paratë e Kinës, qëndroj te Milani se jam i lumtur!

Largimi i tij do të shënojë fundin e një magjie tre vjeçare me klubin, pasi Honda mbërriti nga CSKA Moskës në janar 2014.

Ndryshe, Honda për këto tri vite te Milani ka bërë 78  paraqitje duke shënuar edhe tetë gola. /Telegrafi/