LAJMI I FUNDIT:

Roma humbet nga Villarreali, por kualifikohet tutje në Ligën e Evropës (Video)

Roma humbet nga Villarreali, por kualifikohet tutje në Ligën e Evropës (Video)

Roma ka humbur në shtëpi nga Villarreali me rezultat 1-0, por ka arritur të vazhdoj tutje në Ligën e Evropës pas fitores së thellë në ndeshjen e parë me rezultat 4-0.

Skuadrës italiane i ka mjaftuar fitorja në ndeshjen e parë ndaj asaj spanjolle për të kaluar në fazën tjetër të garës evropiane, Liga e Evropës edhe pas humbjes 1-0.  Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për mysafirët që nisën furishëm këtë pjesë duke tentuar të shënojnë një gol të shpejt në mënyrë që të shpresojnë për rikthim të rezultatit.

Ashtu edhe ndodhi pasi e gjetën golin pas vetëm 16 minutave lojë, ku sulmuesi Rafael Borre, shfrytëzoi për mrekulli një gabim të mbrojtësit Thomas Vermaelen dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.


Festa e Borres pas golit të shënuar

Pas këtij goli, Villarreali tentoi edhe disa herë të gjej golin e dytë, por portieri i Romës ishte në vend duke ia mohuar atë dhe skuadrat shkuan në pushim pranë rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë, skuadrat ishin më të baraspeshuar me Romën që luante sigurt dhe nuk hidhej në aventura duke tentuar të mos pranoj më gol, ndërsa Villarreali nga ana tjetër kërkonte golin medoemos.

Idhulli i tifozëve të Romës, Totti, luajti për 90 minuta!

Megjithatë, në pjesën e dytë edhe përkundër rasteve nuk pati gola tjera dhe ndeshja përfundoi me fitoren minimale të Villarrealit me rezultat 1-0, por kjo nuk i mjaftoi pasi Roma kualifikohet për në fazën tjetër. /Telegrafi/

https://twitter.com/Alessia_Nov/status/834829537796042753

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Kalo në kategori