LAJMI I FUNDIT:

Rooney refuzon rrogën 46 milionë euro në sezon

Rooney refuzon rrogën 46 milionë euro në sezon

Paratë janë të rëndësishme, por nuk janë gjithçka në jetë, të paktën kështu duket se mendon Wayne Rooney.

Kapiteni i Manchester United ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Kina, një nga ato oferta që do joshnin këdo.


Mësohet se në tryezën e lojtarit anglez është parashtruar një kontratë prej 46 milionë euroshe në sezon, por 31 vjeçari pavarësisht tundimit nuk ka pranuar dhe dëshiron të qëndrojë në Manchester.

Natyrisht lojtari nuk është aspak i lumtur për mënyrën se si po trajtohet nga trajneri i 20 herë kampionëve të Anglisë Jose Mourinho, megjithatë pavarësisht problemeve me teknikun portugez dhe ofertës stratosferike, ai sërish nuk ndjehet gati të braktisë klubin e United pas 13 vitesh për tu transferuar në Azi.

Ofertat kanë qenë tre gjithsej, dhe një nga klubet është Tijanjin i Fabio Cannavaros, megjithatë nuk bëhet e ditur se cili klub ka parashtruar shifrën e sipërpërmendur prej 46 milion eurosh në sezon.

Reprezentuesi 31 vjeçar me fanellën e Manchester United ka realizuar 180 gola në 384 ndeshje të zhvilluara dhe konsiderohet me të drejtë si një nga figurat kryesore të klubit britanik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori