LAJMI I FUNDIT:

Manchester City–Monaco, futet në histori për numrin e golave

Manchester City–Monaco, futet në histori për numrin e golave

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Monacos e vlefshme për të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka hyrë në histori të kësaj gare për numrin e golave.

5:3 ishte rezultati përfundimtar në të mirë të “Qytetarëve”.


Kjo ndeshje me tetë gola të shënuar ka hyr në histori për numrin e golave më të madh në një ndeshje në fazën e parë eliminuese në Ligën e Kampionëve.

Ka pasur ndeshje me më shumë gola, por në fazën e grupeve.

Takimi i dytë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet me 15 mars në Monaco. /Telegrafi/