LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM donte që ta shes spitalin e Shkupit dhe të ndërtojë hotel

OBRM-PDUKM: LSDM donte që ta shes spitalin e Shkupit dhe të ndërtojë hotel

Partia e Nikolla Gruevskit, OBRM-PDUKM me një deklaratë për media ka akuzuar Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë duke i thënë se në kohën kur ata ishin në qeveri spitalin e qytetit të Shkupit kanë dashur ta shesin dhe në vend të saj të ndërtohet hotel, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Dyftyrëshit e LSDM-së duan që të na akuzojnë neve për spitalin e qytetit të Shkupit ndërsa e kanë harruar faktin se gjatë qeverisjes së tyre nuk kanë bërë asgjë për këtë spital. Në kohën e LSDM-së ky spital nuk ka pasur prioritet për të shërbyer pacientët por për të shitur të njejtën dhe për të ndërtuar hotel në atë vend që të pasurohen zyrtarët e kësaj partie. Tipike për LSDM-në, janë për të përfituar dhe për të kritikuar pa baza.” thonë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/