Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka bërë të ditur se ia ka sqaruar eurodeputetes dhe raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon se subjekti i tij politik nuk është kundër Demarkacionit, por kundër versionit aktual.
Lekaj ka thënë poashtu se me Fajon ka folur edhe për ndalimin e ish-kryeministrit Haradinaj në Francë.
“Shpreha qëndrimet tona për sa i përket zhvillimeve të fundit nga rasti më z.Haradinaj-ndalimin e tij në Francë, kjo i thashë se e ka bërë situatën të brishtë në vend, e deri tek demarkacioni [(mos)liberalizimi i vizave] i shpjegova se ne nuk jemi kundër demarkacionit por nuk e kemi mandatin të pranojmë marrëveshje që i shkakton dëme territoriale Kosovës, treni e muri serb, shpikje e financim i Serbisë për të cenuar Kosovën”, ka shkruar Lekaj, përmes një postimi në Facebook .
Lekaj poashtu ka treguar se në këtë takim është biseduar edhe për dialogun me Serbinë dhe mungesën e konsensusit mes partive politike në Kosovë.
“Fola edhe për modelin dhe nivelin e sotëm të dialogut me Serbinë, i pa qartë dhe i pa perspektivë për Kosovën. Poashtu i shpjegova znj.Fajon edhe mungesën e një konsensusi të spektrit politik, si pasojë e mbylljes së partive në pushtet, për tema nacionale të Kosovës”.
“Nuk mbetëm pa biseduar edhe nevojën që Serbia duhet t’ia kthejë borxhin, mbi dy miliard euro të grabitura gjatë luftës, Kosovës, kërkim falja dhe zbardhja e fatit te të zhdukurve, dënimi i të gjithë atyre që i kanë shkaktuar këto e më pastaj mund të bëhet fjalë për shansin e pajtimit nder etnik. Jemi të hapur për sa na takon që të shtyjmë përpara Kosovën. E jemi këtu te kundërshtojmë çdo gjë që bie ndesh me të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën”, ka shkruar Lekaj në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë