LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Qëndrimi i BE-së mbetet i njëjtë, PSP-së t’i jepet hapësirë pune

Zhbogar: Qëndrimi i BE-së mbetet i njëjtë, PSP-së t’i jepet hapësirë pune

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka deklaruar sot se qëndrimi i BE-së për ekzistimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe mandatin e saj, mbetet i pandryshueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, PSP-së duhet t’i jepet hapësirë për të kryer punën e saj që është caktimi i përgjegjësive ligjore që dalin nga skandali i përgjimeve. Kjo deklaratë u bë gjatë qëndrimit të tij në Strumicë./Telegrafi/