LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet plani për uljen e ndotjes në qytetin e Kumanovës

Prezantohet plani për uljen e ndotjes në qytetin e Kumanovës

Para këshillëtarëve të Komunës së Kumanovës u prezantua sot plani për tejkalimin e ndotjes së ajrit mjedisor në këtë komunë, që është një ndër më të ndoturat në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Plani është përgatitur nga Grupi i punës që u formua me kërkesë të shtabit lokal të krizës. Sipas tyre, ndotësi më i madh në Kumanovë janë komunikacioni rrugor, si edhe ngrohja me dru dhe qymyr.

Numri i veturave në këtë komunë për katër vjet është rritur për 42%, pra nga 19 mijë në rreth 27 mijë.


Ky është diskutimi i parë publik për këtë plan, ndërkaq kryetari i grupit të punës, Boban Bojkovski, tha se presin që individë, përfaqësues të OJQ-ve, eskpertë të paraqiten dhe të ofrojnë mendimet e tyre për uljen e ndotjes së ajrit.

Ndër masat e parapara është rritja e gjelbërimit në komunë, të bëhet pyllëzimi i pjesëve të pyjeve që priten, vendosja e zonave të këmbësorëve në qytet, formimi i një kadastre të ndotësve, etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori