LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Enrique është trajneri që duam

Bartomeu: Enrique është trajneri që duam

Para fitores ndaj Leganes, presidenti i Barclonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për formën e klubit të tij dhe për të ardhmen e Luis Enriques.

Bartomeu ka thënë se besojnë te trajneri aktual dhe nuk e kanë ndërmend ta ndërrojnë.


“Luis Enrique është trajneri që duam. Jemi në finale të Kupës së Mbretit, kishim një muaj të vështirë tash kemi tre ndeshje në shtëpi dhe do të përpiqemi me marrë rezultat të mira”.

“Superioriteti i taktikave i PSG-së? Secili ekip ka planin e vet të lojë. Ka fituar më i miri, ka besim në skuadër dhe duhet të përqendrohemi në ligë”.

“Enrique është trajneri që duam”, ka thënë Bartomeu në Esport3. /Telegrafi/