LAJMI I FUNDIT:

Balotelli ndëshkohet padrejtësisht me karton kuq, vendos rekord (Video)

Balotelli ndëshkohet padrejtësisht me karton kuq, vendos rekord (Video)

Nice fitoi ndaj Lorient me rezultat 0-1, por Mario Balotelli e përfundoi takimin para kohe.

Sulmuesi italian u ndëshkua me karton të kuq, pasi gjyqtari pretendoi se Balo goditi me bërryl lojtarin kundërshtar, edhe pse ky i fundi nuk reagoi.

Balotelli përjashtohet me të kuq pasi goditi lojtarin kundërshtar në fushë (Video)
Lexo po ashtu Balotelli përjashtohet me të kuq pasi goditi lojtarin kundërshtar në fushë (Video)

Të gjithë mbetën të habitur nga kjo dhe normalisht që nuk munguan protestat nga bashkëlojtarët e Balotellit.

Ky ishte kartoni i tretë sezonal për 26-vjeçarin, i cili tashmë është ndëshkuar tetë herë me të verdhë në 19 ndeshje.

Vlen të theksohet se ai ka nënshkruar edhe 11 gola. /Telegrafi/