LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takon kongresistët amerikanë, flasin edhe për Ushtrinë dhe demarkacionin me Malin e Zi

Mustafa takon kongresistët amerikanë, flasin edhe për Ushtrinë dhe demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion dypartiak të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, i udhëhequr nga kongresisti Peter Roskam, ku ishin të pranishëm edhe kongresisti i rangut më të lartë në Komisionin e Partneritetit të Dhomës për Demokraci (HDP), David Price, kongresisti Adrian Smith dhe kongresisti Gerry Connolly.

Delegacioni dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve përbëhet nga 20 anëtarë që punon drejtpërdrejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese.


Gjatë takimit, Mustafa i ka njoftuar gjerësisht për të arriturat e deritashme të Kosovë, si dhe për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, integrimet euroatlantike si dhe avancimin e sistemit arsimor dhe shërbimeve shëndetësore. Ai , i njoftoi kongresistët amerikanë edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, që lidhen me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, përmbushjen e marrëveshjeve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me praninë e SHBA-së që po zhvillohet në Bruksel, raportet politike në Kosovë, transformimin e FSK-së dhe luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Kongresistët Peter Roskam, David Price, Adrian Smith dhe Gerry Connolly, pasi vlerësuan të arriturat në Kosovë, u interesuan për zhvillimet e ndryshme që lidhen me jetën parlamentare, zhvillimin ekonomik, luftën kundër dukurive negative siç janë radikalizmi dhe terrorizmi dhe çështje të tjera. Roskam në fjalën e tij theksoi përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën, duke u shprehur i impresionuar me progresin e deritashëm të Kosovës duke pas parasysh se ku ka qenë para pak vitesh dhe ku ka arritur tani. Ai po ashtu, inkurajoi Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë përkushtimin e saj që hap pas hapi të avancohet zhvillimi i gjithanshëm dhe që Kosova të vazhdojë të jetë faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Mustafa me këtë rast theksoi se të gjitha të arriturat në Kosovë janë rezultat i përkushtimit të qytetarëve të Kosovës dhe përkrahjes së pazëvendësueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë avancimin e të gjitha aspekteve të zhvillimit dhe që në partneritet të përhershëm strategjik me SHBA-të të realizojmë synimet e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i i parë, Hajredin Kuçi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori