“Këta 12 nxënës të fshatit Banjicë të komunës Çashkë të Velesit asnjëherë nuk kanë fatin që të mësojnë 36 shkronjat të alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo për shkak se e drejta e tyre për t’u arsimuar në gjuhën amtare u është mohuar. Ata janë të detyruar të udhëtojnë deri në shkollën qendrore në Çashkë dhe mësimin ta vazhdojnë në gjuhën maqedonase”
“Çka është kjo në fotografi? Moliv (laps). Kjo çka është? Cveke”.
“Në cilën klasë je Albin? E para.. Në shkollë si i mësoni këto numrat? Tri..çetiri, pet, shest, sedum…A e ke vështirë më mësu matematikën maqedonisht? Po. A e kupton mësuesen kur flet, kur tregon si bëhen detyrat? Jo.
“Si e mësoni në shkollë këtë? Dërvo. Kjo çka është? Zabe, zabi. Po kjo tjetra? Kocka
Ende pa mësuar mirë të thërrasin nënë dhe baba në gjuhën e tyre amtare ata janë të detyruar të mësojnë gjuhën, historinë dhe kulturën maqedonase. Fëmijët shqiptarë mësimet i ndjekin në Çashkë, në shkollën fillore “Todor Janev”, ku numri i nxënësve shqiptar në këtë shkollë është rreth 30.
“Cili libër është ky? Makedonski jazik za 6 odelenie. ..Shqip a din të shkruash ose me lexosh? Nuk di. Çka ke mësu prej afabetit të gjuhës shqipe? A. B”
“Cilat shkronja i din të gjuhës shqipe? Asnjë? A e din ndonjë vjershë shqip? Jo. Po maqedonisht a din vjersha? Po…(reciton një vjershë) a ke pa abetare të gjuhës shqipe? Jo. Edhe unë dëshiroj si shoqet e mia të mësoj në gjuhën shqipe”.
Banorët e Banjicës janë të shqetësuar për fatin e fëmijëve të tyre. Ata kërkojnë nga Institucionet kompetente të gjejnë një zgjidhje për këtë problem.
”Kërkojmë që në këtë fshat të bëhet një shkollë në gjuhën shqipe, jo se jemi kundër dikujt…nxënësit tonë, brezat tonë pas nesh është problem me mbet në këtë gjendje. Kërkojmë që të bëhet shkolla edhe me vazhduar në gjuhën shqipe. Unë 70 vjeçar nuk i kuptoj të gjitha e jo nipi im ti kuptoj fjalët, më pyet mua, e pyet babin e vet, xhaxhain e vet, nuk mund ta kuptoj edhe me deshtë. Problemi jonë është i rëndë në këtë mesin tonë këtu, duhet mi vazhduar kërkesat që të bëhet diçka për këta nxënësit tonë, ne kemi mbaru por mos të mbarojnë edhe ata si ne” – u shpreh një banor për Alsat-M.
Madje, disa prej banorëve kujtojnë edhe pasojat që mund të vijnë si rezultat e arsimimit në gjuhë të huaj.
”Ata që fillojnë prej klasës së parë, 6 vjeçar, ai nuk mund ta kupton as gjuhën e nënës e jo më gjuhën maqedone ose ruse..kjo është rëndë si për fëmijën, familjen e të ardhmen e tyre. Ka shumë pasoja, nuk mundemi ti numërojmë kjo ose ajo, shoqërimi, gjuha, munden edhe të martesat të vijnë me koleget që i kanë nëpër klasa sepse ai merr atë traditë, atë kulturë edhe ashtu vazhdon” – tha një tjetër banor.
Shkolla që dikur kishte ekzistuar në fshatin në Banjicë ishte mbyllur rreth 35 vite më parë. Edhe në atë kohë fëmijët shqiptarë të këtij fshati kishin mësuar në gjuhën maqedonase. Ndryshe, në fshatin Banjiicë jeton popullatë e përzier maqedone-shqiptare, ku sipas banorëve fshati në fjalë paraqet shembull për bashkëjetesës ndëretnike./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?