LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Jemi në garë për katër trofe, do të fitojmë këtë vit diçka

Ibrahimovic: Jemi në garë për katër trofe, do të fitojmë këtë vit diçka

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Evropës.

Ibra realizoi tre gola në fitoren e thellë të Manchester United 3-0 ndaj St Etienne.


Ish-anëtari i PSG-së dhe Barcelonës ka folur për këtë ndeshje dhe për trofetë eventualë që mund t’i fitojë skuadra e tij.

“Është e rëndësishme një fitore e tillë në shtëpi. Krijuam shumë raste të mira dhe shënuam tre gola, por mund të bëjmë edhe më shumë”.

“Çdo herë që kam luajtur ndaj St Etienne kam shënuar dhe kështu ndodhi edhe mbrëmë. Shpresoj të kalojmë tutje”.

“Jemi në garë për katër trofe, por nëse nuk e arrijmë Ligën Premier, atëherë do të fitojmë diçka tjetër”, përfundoi Ibrahimovic. /Telegrafi/