LAJMI I FUNDIT:

Sonte në Gostivar mbahet manifestimi kulturor “Dita e Poezisë Shqipe”

Sonte në Gostivar mbahet manifestimi kulturor “Dita e Poezisë Shqipe”

Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit organizon edicionin e katërt të manifestimit kulturor “Dita e Poezisë Shqipe”, që do të mbahet sonte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manifestimi mbahet edhe me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të 49 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi.

Manifestimi do të mbahet me fillim prej orës 20:00 në kinemanë “City Center”, kati i tretë, në Gostivar. Në fund do të shpallen fituesit e konkursit letrat në poezi që ishte i hapur nga data 15 janar deri më 7 shkurt 2017.


Mbi 50 të rinj të moshës nga 15 deri 25 vjeç nga e gjithë Maqedonia kanë konkuruar për këtë manifestim poetik./Telegrafi/