LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Enti Shtetëror i Statistikave vazhdon të japë informacione të pasakta

Lëvizja BESA: Enti Shtetëror i Statistikave vazhdon të japë informacione të pasakta

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa i është drejtuar Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) me disa pyetje, për të patur njohuri me të sakta rreth ESHS-së. Këto pyetje bëhen pas vizitës së ekspertëve nga EUROSTAT-i.

Lëvizja Besa e pyet publikisht ESHS-në për siç thonë: ”në funksion të informimit më të saktë të ekspertëve, por edhe të opinionit. Ajo që na shtyri ta ndërmarrim këtë hap është fakti se nga ky institucion vazhdimisht janë dhënë informata të pasakta, për çka Lëvizja BESA ka reaguar në vazhdimësi. I fundit që ishte i keqinformuar nga ky institucion ishte edhe vet Avokati i Popullit. Prandaj Lëvizja BESA u sugjeron ekspertëve të huaj që udhëheqësit e ESHS-së t’i pyesin:

– si u bë që gjatë përpjekjes për regjistrim të vitit 2011 nga gjithsej 39 grupe të instruktorëve shtetërorë as edhe një nuk udhëhiqej nga shqiptarët?


– si u bë që, nga tetë sektorët, në asnjë prej tyre nuk ka shqiptar si udhëheqës sektori?

– si u bë që, nga 38 njësi, në asnjë prej tyre nuk ka udhëheqës shqiptarë? (titulli që e mbajnë dy nga shqiptarët janë: njëri ushtrues detyre udhëheqës sektori dhe tjetri koordinator i njësitit, pra jo titull udhëheqës).

– pse viteve të fundit numri i të punësuarve shqiptarë që largohen nga aty vazhdimisht rritet? (tani në ESSH janë rreth 14% shqiptarë dhe të gjithë në nivelet më të ulëta).

– pse nga qindra trajnime në vend dhe jashtë shqiptarët nuk dërgohen fare ose rrallë herë dërgohet vetëm një shqiptar?

– pse shqiptarëve, të cilët ndërkohë e kanë mbaruar arsimin sipëror, nuk u pranohen diplomat, por vazhdojnë ende të konsiderohen si të punësuar me arsim të mesëm?

– pse në shumë nga sektorët me rëndësi jetike ende nuk ka asnjë shqiptar të punësuar?”/Telegrafi/