LAJMI I FUNDIT:

Carlos Santana: Beyonce nuk është këngëtare

Carlos Santana: Beyonce nuk është këngëtare

Legjenda botërore e rok muzikës, Carlos Santana ka ofruar gjithçka tjetër pos dashurisë për Beyoncen për Shën Valentin.

Pasi Adele i grumbulloi çmimet kryesore në Grammy Aëards (Klipi, Kënga dhe Albumi më i mirë i viti), legjenda e rokut thotë se Beyonce i humbi të gjitha këto të në ceremoninë e mbajtur të dielën për shkak se ajo nuk është këngëtare, shkruan Telegrafi.

Lista e plotë e fituesve Grammy (Foto)
Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve Grammy (Foto)

“Mendoj se Adele fitoi sepse ajo mund të këndojë, di të këndojë. Me gijthë respektin për motrën tonë Beyonce, ajo është shumë e bukur për t’u shikuar, dhe është më shumë lloj modelimi i muzikës – muzikë për të modeluar një fustan – ajo nuk është një këngëtare që këndon, me gjithë respektin për të”.


“Adele vërtet di të këndojë, është këngëtare. Ajo nuk sjellë gjithë ata valltarë dhe ekstravagancat në skenë, ajo thjesht mund të qëndrojë në gjithë atë skenë gjigante në një vend dhe të këndojë këngën e kjo është e tëra dhe kjo është arsyeja se pse ajo fiton”, deklaroi Santana.

Vet Adele pas ceremonisë tha se Beyonce meriton çmimin “Albumi më i mirë i Vitit”. /Telegrafi/