Për akademikun Rexhep Qosja, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, është një premtim natyror e ekzistencial, që do ketë rëndësi të jashtëzakonshme për të tashmen dhe të ardhmen.
“Procesi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm, tha Qosja në “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus.
“Nuk e them vetëm unë, Dhe nuk po e them për herë të parë”, u shpreh Qosja.
“Merreni me mend këtë bashkim, objektivisht në mënyrë të natyrshme, gjeografikisht, sa e çon përpara, sa e ngre jetën e shqiptarëve, sa e ngre standardin e shqiptarëve. Por unë them se zgjidhja e kësaj çështjeje, pra bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një zgjidhje më e lehtë edhe për vetë rajonin, edhe për vet Bashkimin Evropian, pra është më e lehtë për administratën e Bashkimit Evropian, është më e lehtë për rajonin, të kenë punë administrative, politike, ekonomike, tregtare, kulturore me një shtet , sesa me dy shtete shqiptare”, u shpreh Qosja.
Por çfarë duan këta njerëz që e kundërshtojnë idenë që është në të mirë të shqiptarëve?
“Margaret Jursenar, një shkrimtare e madhe, shkruan: ‘Mençuria është gjëja më e vështirë’. Pra, të mendosh mençur është më e vështira. Këtë dëshirojmë, që njerëzit që paraqesin ide që bazohen në separatizmin e tyre brendakombëtar, të ngarkuar me një urrejtje shoviniste brendakombëtare, të fillojnë të mendojnë mençur për këtë çështje”, thotë Qosja.
“Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, bashkimin shqiptar, nuk mund ta arsyetojmë më me idenë e traditës sonë, me idenë e romantizmit, por duhet ta arsyetojmë konkretisht, me të dhëna konkrete. Ja pikërisht, këtë që po pyesni ju, çfarë i sjell bashkimi kombëtar popullit shqiptar?!
I sjell shumë të mira, për jetën e tij të mirë, për ngritjen e standardeve në jetën e tij. Kosova ka disa të veçanta të saja natyrore, gjeografike, Shqipëria ka disa përparësi natyrore, gjeografike dhe kur bashkohen të veçantat natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë krijohen mundësitë, pasurohen mundësitë për jetë të gjatë më të mirë të të gjithë shqiptarëve. Kur bashkohen fuqitë krijuese të shqiptarëve në përgjithësi, në Shqipëri e Kosovë, ato fuqi krijuese sjellin shumë më tepër fryte dhe fryte shumë më të rëndësishme për jetën e të gjithë shqiptarëve. Për këtë arsye, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, bashkimi shqiptar është një premtim natyror, historik, ekzistencial me një rëndësi të jashtëzakonshme për jetën e popullit shqiptar sot dhe në të ardhmen historike”, u shpreh Qosja /Dritare/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker