LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për shpronësim, për të cilin po akuzohet Shukri Buja (Dokument)

Vendimi për shpronësim, për të cilin po akuzohet Shukri Buja (Dokument)

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi sot se ka ngritur, aktakuzë ndaj 10 personave ndër të njëri edhe ish-kryetar komune në Kosovë, tetë zyrtarëve të kësaj komune dhe një ndërtuesi.

Sipas aktakuzës të akuzuarit kanë nxjerrë vendime të kundërligjshme me qëllim të përftimit të tyre, në atë mënyrë që kanë nxjerr vendime fillimisht për të eksproprijuar dhe më pas tjetërsuar prona shoqërore dhe komunale.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, të akuzuarit kishin si qëllim eksploatimin e xehes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh të tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë.


Aktakuzë ndaj Shukri Bujës dhe tetë ish-zyrtarëve komunalë
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj Shukri Bujës dhe tetë ish-zyrtarëve komunalë

KALLXO.com ka siguruar një vendim të tillë nga avokati i ish kryetarit të Lipjanit, Shukri Bujës, Bahtir Troshupa të datës 20 maj 2008, i nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Lipjanit, i titulluar, “Për shpalljen e interesit të përgjithshëm për eksproprijim të patundshmërisë në ZK Medevc dhe Magurë”.

Ky vendim i cili është nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, parasheh që patundshmëritë në sipërfaqe prej 76.30.37 ha, do të eksproprijohen me kompensim nga ana e ndërmarrjes Neëco Ferronikeli Complex L.L.C”.

Në vendimin e përbërë nga 7 nene thuhet se ai do të hy në fuqi vetëm pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

I kontaktuar nga portali Troshupa ka thënë se nuk e ka pranuar ndonjë aktakuzë apo njoftim ende dhe nuk mund ta komentojë, sidoqoftë ka thënë se Buja lidhur me këtë vendim është intervistuar nga hetuesit me autorizim të prokurorit më datë 7 tetor 2016.

KALLXO.com ka provuar që lidhur me ketë aktakuzë të marrë detaje edhe nga Prokuroria e Shtetit por ka qenë e pamundur.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori