Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion.
Të akuzuarit janë: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.
Ekonomia Online mëson se bëhet fjalë për Shukri Bujën, ish-kryetar i Lipjanit, tashmë deputet nga radhët e PDK-së.
“Në mesin e të akuzuarve është një ish-kryetar komune dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj Komune si dhe një ndërtues, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, në atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë”.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.
Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dhënie ryshfeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë