LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ka detektuar 70 dëshmitarë për financimin e LSDM-së (Video)

Prokuroria ka detektuar 70 dëshmitarë për financimin e LSDM-së (Video)

Prokuroria Publike e Marko Zvërlevskit ka dëgjuar mbi 70 dëshmitarë për mënyrën e financimit të LSDM-së. Kjo Prokurori po heton nëse opozita i ka kurdisur të dhënat dhe ka dhënë numra të rrejshëm në raportet financiare. Prokuroria Publike Themelore ka siguruar dokumentacion dhe prova me shkrim.

I dyshuar është organizatori i fushatës zgjedhore, disa persona tjerë dhe një kompani. Kallëzimin penal e ka ngritur një institucion, emrin e të cilit nuk e zbulojnë nga Prokuroria. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov sot nuk tregoi nëse kallëzimin penal ndaj LSDM-së e ka përgatitur eventualisht ai përmes policisë.

”E dini se procedura parahetimore është sekrete dhe se kompetencat për procedurën hetimore dhe parahetimore i ka Prokuroria Publike dhe këtë pyetje do t’ia bëni Prokurorisë Publike” – tha drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, njofton Alsat-M.


Hetime për mënyrën se si e kanë mbushur arka e partisë po zhvillohen edhe për OBRM-PDUKM-në. Por, këtë rast e udhëheqë Prokuroria Speciale. Deputeti i OBRM-së Vasil Pishev, sot i bëri thirrje prokurores Katica Janeva që ta merr në pyetje edhe atë.

”Do të doja që Specialja publikisht të më ftoj dhe të më pyet se prej ku kam dhënë donacione dhe prej ku janë paratë, ja dërgoj apel për Prokurorinë Speciale që të më ftoj” – tha Vasil Pishev nga OBRM-PDUKM-ja.

Hetimi i prokurorisë së Marko Zvërlevskit përputhet me atë të Katica Janevës. Masat parahetimore që i mori kjo prokurori u përshpejtuan pasi Prokuroria Speciale filloi grumbullimin e provave për financimin e OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet e vitit 2014, pas deklaratave të një pjese të donatorëve të cilët publikisht thanë se nuk kanë donuar ndërsa janë në listën e partisë. Deri të shtunën një ekip i Prokurorisë Speciale ishte në Ohër ku bisedoi me mbi 200 persona të cilët kanë dhuruar para për OBRM-PDUKM-në. Përderisa zhvillohej biseda informative në policinë e Ohrit, jashtë protestonin ata që u ftuan për bisedë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vYP9_jNsZPY

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori