LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i deklarohet për gjendjen e sigurisë në veri

KFOR-i deklarohet për gjendjen e sigurisë në veri

Prania e formacioneve ushtarake serbe që veprojnë brenda territorit të Kosovës, gjegjësisht në malet e Leposaviqit ka kohë që veprimtaria e tyre është vërejtur, ndonëse nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre nga institucionet e sigurisë.

Megjithatë KFOR-i si përgjegjësi kryesor i ruajtjes së sigurisë, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qete dhe e qëndrueshme dhe se nuk ka vend për shqetësime.

Ndërkaq, sa i përket veprimtarisë së dyshimtë të klubit sportiv “Air sof club Vukovi” nën të cilën janë duke vepruar ish ushtarak serb, si dhe duke zhvilluar stërvitje taktike ushtarake në malet e Leposaviqit, KFOR-i ka thënë se janë duke e monitoruar gjithë territorin dhe situatën e sigurisë në Kosovë.


KFOR nuk ka dhënë shpjegime se çka në të vërtetë është duke bërë ish ushtaraku serb Momçilo Arlov, brenda territorit të Kosovës, me njësitin e tij luftarak gjegjësisht në malet e Leposaviqit.

“Frocat shumëkombshe të KFOR-it, me mbështetjen e NATO-s, në Kosovë zhvillojnë operacione paqeruajtëse dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ne çdo herë bëjmë vlerësimin e gjitha rreziqeve potenciale që i kanosen Kosovës. Megjithatë ne nuk do të komentojmë për ndonjë për ndonjë hetim të ndonjë personeli apo organizate”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori