LAJMI I FUNDIT:

Spektakël nga James dhe Irving, Durant triumfon ndaj ish-skuadrës (Video)

Spektakël nga James dhe Irving, Durant triumfon ndaj ish-skuadrës (Video)
CLEVELAND, OH - DECEMBER 2: LeBron James #23 and Kyrie Irving #2 of the Cleveland Cavaliers celebrate after James scored during the second half against the Milwaukee Bucks at Quicken Loans Arena on December 2, 2014 in Cleveland, Ohio. The Cavaliers defeated the Bucks 111-108. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Jason Miller/Getty Images) *** Local Caption *** LeBron James; Kyrie Irving

Nuk ka ndalesa marshimi i Golden State në kampionat, me Warriors që fituan 130-114 në fushën e Oklahomës, duke treguar forcën e tyre edhe ndaj një ekipi pretendent.

Më i miri në fushë për miqtë ishte Durant, që rikthehej në “shtëpinë” e tij, ku luante deri vjet, duke realizuar 34 pikë, mbështetur edhe nga Curry e Thompson, me nga 26 pikë secili.

Për Oklahomën u dallua i zakonshmi Westbrook, autor i 47 pikëve e 11 kërcimeve, por i vetëm nuk mund të ndalte Golden State.


Me fitore kundërpërgjigjet edhe Cleveland në Lindje, me kampionët që mundën 125-109 Denver. James dhe Irving realizuan nga 27 pikë në këtë triumf, një dyshe që bëri diferencën në parket, duke mbajtur Cavaliers në krye të renditjes në këtë kah të NBA-së.

https://www.youtube.com/watch?v=RZjEH4hKiMQ

Fiton edhe Milwaukee, që mposhti pa shumë probleme 116-100 Indiana (Antetokounmpo 20 pikë).

Fitore surprizë e Philadelphia, që mposhti 117-109 Miami, që pëson një ndalesë të fortë në rrugën drejt play off-it.

Shtatë lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 11 pikë, me Covington, Noel e Saric që realizuan nga 19 pikë secili.

Fiton edhe Dallas, që mundi 112-80 Orlando, sfidë e dominuar nga vendasit, me Matthews që e mbylli ndeshjen me 20 pikë, më i miri në fushë. Një tjetër ndeshje magjike e James Harden, që realizoi 40 pikë në fitoren 133-102 që Houston arriti ndaj Phoenix.

https://www.youtube.com/watch?v=9VMQjUMzztY

“Mjekra” konfirmohet si një nga kandidatët për trofeun “MVP”. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri edhe ekipi i Clippers, që mundi 107-102 Charlotte. Crawford me 22 pikë e Griffin me 20 u dalluan për kalifornianët. Fiton edhe Bostoni, që mundi 112-104 Utah Jazz në fushën e këtij të fundit (Thomas 29 pikë).

Charlotte – Clippers, 102-107
Indiana – Milwaukee, 100-116
Cleveland – Denver, 125-109
Philadelphia – Miami, 117-109
Oklahoma – Golden State, 114-130
Dallas – Orlando, 112-80
Houston – Phoenix, 133-102
Utah Jazz – Boston, 104-112

Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Premier League
Kalo në kategori