Me mijëra njerëz i pëlqejnë, për atë ua kanë dhënë edhe votën, por asnjëri prej këtyre votuesve nuk doli t’u propozojë martesën disa deputeteve të Kuvendit të Kosovës.
Mbase kanë frikë nga autoriteti që kanë krijuar, prandaj deputetet rrallë përballen me ndonjë propozim serioz për martesë dhe si rrjedhojë disa prej tyre, mbeten ende beqare përkundër moshës, shkruan Magazina.al.
E kush guxon t’i sfidojë ‘mrrolat’ e Melihate Termkollit, që më pas të njejtës t’i propozojë fillimsht një kafe e dikur muhabeti të rrjedhë deri të propozimi i munguar tash e sa vite për Melin?!
Është goxha tunduese për atë që mendon t’i propozojë martesë deputetes së LDK-së e cila në rininë e saj, sfidojë pushtetin jugosllav e s’po e sfidon një mashkull që guxon t’i del përpara. Megjithatë prapa “ashpërisë” së Melihate Termkollit, sic raporton Magazina.al, fshihet edhe qenja e saj e butë femërore të cilën dikush duhet ta marr guximin t’ia zbulojë.
Njejtë duhet të veprojë edhe burri i ardhshëm i Ganimete Musliut. Këpucët më teke, nuk i ka armën e vetme të saj, raporton magazina.al. Një femër e fuqishme e zonja, e ardhur nga Drenica, shoqe e ngushtë e Sami Lushtakut dhe mbi të gjitha e paluhatur në qëndrimet e saj edhe në situatë të rrezikshme. Kjo është Ganja. Një burrë që i ka këto tipare është baraz me të. Duhet një që ka edhe më shumë që të ketë kurajo t’i ofrohet deputetës së PDK-së. Që ta dini, Ganja është në kërkim të dashurisë. Pse ajo vonon, Ganja nuk është fajtore.
Fati në rrafshin personal nuk i ka prirë aq sa duhet as deputetes së VV-së, Shqipe Pantina. Një pjesë të fajit e ka edhe vet, pasi la në harresë anën sentimentale duke e marrë me shoqëri civile dhe avokimin për ta. Tash janë bërë bajagi do vjet, e ajo si deputete merret ende me të tjerët duke lënë anash vetën. Shqipe vjet po shkojnë!
Në listën e beqareshave të Kuvendit, sic raporton, Magazina.al, janë edhe Safete Hadergjonaj e PDK-së, Shukrye Bytyqi e Nismës, Beqare, por në një moshë më optimale, janë edhe Njomza Emini LDK dhe Teuta Rugova LDK.
Shqipe Pantina, LVV
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E vetmja gjë që nuk kam arritur” – Heidi tregon ëndrrën e saj të parealizuar
Nisin përgatitjet për Karnavalin “Golden Eagle” në Suharekë – artistë të shumtë pritet të performojnë për të pranishmit
Përse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? – Përgjigjet Nora Istrefi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251