Pas lajmeve të bujshme ditëve të fundit, në të cilat “paralajmëronin një luftë në Kosovë” mediat serbe sot kanë dalë edhe me një “goditje” tjetër. Kësaj radhe, ato në artikujt e tyre, kanë përfshirë edhe rolin e Turqisë, në “mbështetjen e konfliktit” serbo-kosovarë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes ushtarake të shtetit të Kosovës dhe është i gatshëm për t’i dhuruar Kosovës aeroplanë “F-16 Falcon”, automjete të blinduara dhe tanke, shkruajnë sot mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Duke cituar ekspertë serbë, ato shkruajnë se si Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama do të provojë që në të gjitha mënyrat të ndihmojë në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.
Ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Akademisë Ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski ka thënë se Turqia do të armatos Prishtinën, ashtu siç bëri me Tiranën.
“Është e sigurt se ata do të armatosin forcat tokësore, por do t’iu shesin ose t’iu dhuronjë atyre, edhe aeroplanë luftarakë. Deri më tani, në shumë akademi ushtarake janë trajnuar pilotët e tyre, kështu që ky është një hap tjetër logjik. Kjo nuk është një surprizë, pasi Erdogan, si një përfaqësues i Neo-otomanizmit ka një interes të madh në Ballkan”, citohet të ketë thënë Mijalkovski.
E eksperti i sigurisë, Bozidar Spasic, paralajmëron se Shqipëria do të blejë dy herë më shumë armë nga Turqia të cilët do t’i “përcjellë” për në Kosovë.
“Furnizuesi kryesor do të jetë Turqia për shkak se Kosova gjendet në ‘transversalen e gjelbër’ deri në Sarajevë dhe në Vjenë. Erdogan, veçanërisht do të armatos forcat tokësore me mjete të blinduara dhe tanke”.
Ndërkaq, një ekspert tjetër, ai i terrorizmit, Xhevat Galijaseviç pretendon se tendenca e Erdoganit në Kosovë dhe në Ballkan nuk do të përfundojë këtu.
“Përveç Turqisë, ndihmë të veçantë Kosova merr edhe nga Shqipëria dhe Kroacia. Turqit mund tu japin aeroplanë ‘F-16 Falcon’. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse shqiptarët nuk do t’i marrin ato për tu fotografuar”, ka përfunduar Galijaseviç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë