LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja të iPhone 8 vijnë më mbushësin pa tela

Modelet e reja të iPhone 8 vijnë më mbushësin pa tela

Është thënë disa herë tani se Apple do të lansojë tre versione të reja të iPhone 8 gjatë këtij viti dhe sipas një raporti të fundit, të tre modelet do të vijnë me mbushësin e telefonit pa tela.

Modelet e reja dhe të shumë-pritura të iPhone do të vijnë me madhësitë e ekranit prej 4.7 inç (iPhone 8) dhe dy versionet e fabletit të ri të Apple do të jetë me ekranin prej 5.5 inç – iPhone 8 Plus, njëri prej tyre do të dallohet nga cilësia e ekranit që do të jetë OLED.


Lajmi për mbushësin pa tela në iPhone 8 vjen nga analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili ka thënë se mbushësi pa tel në telefon e rrit temperaturën e brendshme të pajisjes, ndërsa Apple me sa duket do të përdorë një modul të ri me 3D Touch dhe disa karakteristika të tjera për ta mbajtur atë të freskët.

Pritjet janë që Apple të lansojë modelet e rej të iPhone në shtator, dhe së bashku me lirimin e tyre të ardhshëm të sjell edhe versionin e ri të iOS në formën e iOS 11.