LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Haradinajn duan ta mbajnë larg proceseve politike në Kosovë

Tahiri: Haradinajn duan ta mbajnë larg proceseve politike në Kosovë

Koordinatori i ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, ka thënë se ishte i papritur vendimi i gjykatës franceze për Haradinajn.

“Dokumentet dhe faktet që janë prezantuar tregojnë se ndikimi politik i Serbisë ka pasur pretendime politike dhe jo ligjore. Përkundër këtyre fakteve, ne jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë dhe Haradinaj do të kthehet”, ka thënë Tahiri në Info Magazine të Klan Kosova.

“Ky është një abuzim që Serbia po bën me drejtësinë ndërkombëtare. Ky abuzim duhet të ndalet pasi mund të ketë përmasa të një destabilizim shumë të gjerë. Është hipokrizi që Vuçiqi (Aleksandar) dhe Nikolliqi (Tomisllav) kërkojnë që dialogu të vazhdojë derisa bëjnë veprime që bien ndesh me dialogun. Nuk ka argumente dhe fakte; dokumentacioni ka qëllim prolongimin e këtij procesi; ka qëllim që edhe Haradinaj të mbahet larg proceseve politike në Kosovë”, ka shtuar ai. /Klan Kosova/


Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori