LAJMI I FUNDIT:

Ilinden: Në Shqipëri nuk ka bullgarë, por maqedonas

Ilinden: Në Shqipëri nuk ka bullgarë, por maqedonas

Shoqata maqedonase ”Ilinden” me seli në Tiranë, si edhe dega e saj në Gollo Bërdo, ka reaguar ndaj pohimeve të Shoqatës së miqësisë bullgaro-shqiptare të Korçës, për deklaratën e këtyre të fundit se në Shqipëri jetojnë bullgarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shoqatë porositë që ”të mos kërkohen bullgarë aty ku nuk ka”. Sipas tyre, pohimi i Shoqatës së miqësisë bullgaro-shqiptaer është një falsifikim i ashpër i historisë dhe të vërtetës.

Për shoqatën maqedonase ”Ilinden” në Shqipëri nuk ka patur dhe nuk do të ketë bullgarë, duke kërkuar nga pushteti në Tiranë dhe Shkup që të mos keqpërdoren maqedonasit në Shqipëri nga ana e eurodeputetëve bullgarë në lidhje me procesin eurointegrues të Shqipërisë në BE./Telegrafi/