LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se martesa juaj nuk do të funksionojë

Shenjat që tregojnë se martesa juaj nuk do të funksionojë

Përderisa ka indikatorë tejet të qartë që tregojnë se një martesë nuk do t’i mbijetojë sfidave, ka edhe disa probleme tjera që nuk vërehen lehtë, por që kanë fuqinë ta shkatërrojnë një martesë pas një kohe.

Këto probleme i kanë parë së afërmi avokatët e çështjeve të divorcit dhe këto janë disa nga shenjat kryesore se përse martesa juaj nuk do të funksionojë:


Mashtrimet rreth gjendjes financiare

Të gjitha borxhet, xhirollogaritë dhe investimet duhet të diskutohen para martese, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Kathyrn Harry, avokate, thotë se kur një person nuk është i sinqertë me gjendjen e vet financiare, pas një kohe lindin probleme të ndryshme mes çiftit, transmeton Telegrafi.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të jenë gjithmonë të sinqertë rreth gjendjes financiare, e kjo duhet të bëhet para martese.

Mbajtja e sekreteve

Siç u cek edhe më lart, sinqeriteti është tejet i rëndësishëm për themelimin e një lidhje dhe martese të lumtur.

Por, çfarë ndodh nëse njëri partner i mbanë disa sekrete? Will Medlin, gjithashtu avokat, thotë se ky sekret mund të transformohet në një sekret tjetër, pastaj në një tjetër dhe, para se ta kuptoni, lidhja ka përfunduar.

“Ndryshimi i fjalëkalimeve, xhirollogarive bankare, implementimi i fjalëkalimeve në celularë etj., të gjitha këto mund të jenë shenja të pabesisë”, thotë Medlin.

Asnjëherë jeni afër njëri-tjetrit…

Nëse ndjeheni sikurse rrallëherë po e shihni partnerin dhe se është duke kaluar më shumë kohë larg shtëpisë, atëherë duhet të keni kujdes nga kjo shenjë.

“Nëse partneri juaj ka filluar të blejë më shumë rroba, ka humbur peshë dhe po shkon në palestër, mundësitë janë që është duke pasur një aferë, ose është duke tentuar ta ketë një”, thotë amy Saunders, avokate. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

Për nënat
Kalo në kategori