LAJMI I FUNDIT:

OVL UÇK e Dukagjinit i dërgon memorandum për Haradinajn autoriteteve franceze

OVL UÇK e Dukagjinit i dërgon memorandum për Haradinajn autoriteteve franceze

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të mbahet ende në Francë për shkak të arrestimit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Tashmë kur pritet që të enjten më 9 shkurt, të dihet edhe vendimi i gjykatës franceze për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, organizatat e dala nga lufta të rajonit të Dukagjinit i kanë nisur një memorandum autoriteteve franceze, transmeton Telegrafi.


“Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Istog dhe Gjakovë, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Bekë Berisha dhe Sadri Hoxha, në një takim që u zhvillua sot ora 16:30 me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, i kanë dorëzuar atij një Memorandum lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Më tej në njoftim thuhet se memorandumi i drejtohet krerëve të shtetit Francez.

“Ambasadori Chabert shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me Organizatat e dala nga Lufta dhe të dyja palët presin një vendim pozitiv rreth çështjes Haradinaj”, thuhet më tej në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori