Policia e Kosovës pjesë e operacionit të EUROPOL-it në Ballkanin Perëndimor, u arrestuan 58 persona
Policia e Kosovës në bashkëpunim me EUROPOL-in, pjesëmarrëse në operacionin treditor “Ditët e veprimit të përbashkët-Ballkani Perëndimor”, gjatë të cilit janë kryer 58 arrestime dhe 48 armë zjarri të konfiskuara në veprim të përbashkët kundër trafikut të armëve në Ballkanin Perëndimor.
“Në mes të 27 dhe 29 Janar, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 19 shtete, së bashku me FRONTEX dhe EUROPOL, bashkuan forcat për të trajtuar trafikimin e armëve. Gjatë një operacioni të përbashkët 3 ditor e koordinuar nga Qendra Operative e EUROPOL-it në Hagë, janë kryer kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qendra Operative e EUROPOL-it, ka qenë dëshmitare e shkëmbimit të informatave në mes të autoriteteve pjesëmarrëse lidhur me kontrollet në pikat kufitare të njerëzve dhe automjeteve, konfiskimet dhe hetimet e bëra. Rreth 246 000 subjekte janë kontrolluar nga vendet pjesëmarrëse, duke përfshirë 219 000 njerëz dhe 14 800 automjete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Si rezultat i veprimeve, janë konfiskuar 48 armë zjarri si dhe 833 copë municion, 4 granata dore dhe rreth 500 gram eksploziv plastik. Përveç kësaj, ishte konfiskuar drogë në katër shtete, që arrijnë në rreth 505 kg marijuanë dhe 53 MDMA (substanca psikotropike). Po ashtu është parandaluar Kontrabanda e mallrave të tjera si 765 pako cigare, 0.8 kg duhan i pa përpunuar dhe një automjet të vjedhur”.
“Në total, janë arrestuar 58 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe 127 persona iu ndalua të hyrja në pikat e ndryshme kufitare. Përveç kësaj, institucionet e zbatimit të ligjit kanë identifikuar gjashtë përpjekje për hyrje klandestine, 12 raste të qëndrimeve përtej afatit kohor si dhe 8 raste të përpjekjeve të falsifikimit të vizave/dokumenteve”.
“Gjatë veprimeve, një sasi e konsiderueshme e informacionit është shkëmbyer në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes vendeve pjesëmarrëse, FRONTEX-it dhe EUROPOL-it. Ekspertët e EUROPOL-it kanë ofruar në kohë reale shkëmbimin e informacionit, analizën dhe përpunim e të dhënave të mbledhura”.
“Zyrtarët nëpër pikat e ndryshme kufitare në Ballkanin Perëndimor janë ndihmuar nga FRONTEX. Ky veprim ishte pjesë e operacionit ‘Ditët e veprimit të përbashkëta – Ballkani Perëndimor’, të planifikuara nën kornizën për armët e zjarrit ‘EMPACT’”.
Vendet pjesëmarrëse në këtë operacion ishin: Shqipëria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA (ATF – Byroja e alkoolit, duhanit, Armëve të Zjarrit dhe eksplozivëve). /Telegrafi/
Komunikata në Web Link të Europol: https://www.europol.europa.eu/newsroom/news/58-arrests-and-48-firearms-seized-in-joint-action-against-arms-trafficking-in-western-balkans
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Bedri Hamza: Në Drenasin e dëshmuar, në Drenasin e bashkuar për Kosovën që mundet ma mirë
Policia Financiare: Privohet nga liria ish-drejtori i SHPPP-së Pece Mirçeski
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?