LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit ndërmerr masa kundër ndotjes së ajrit

Bashkia e Shkupit ndërmerr masa kundër ndotjes së ajrit

Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Bashkinë e Shkupit, administrata e bashkisë ka ndërmarrë masa konkrete për të ndihmuar në uljen e ndotjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim, transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Shkupit deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit. Kjo është njëra nga masat që ka ndërmarrë bashkia, bëri të ditur kryetari Koce Trajanovski.

Ai apeloi të të gjithë kryetarët e komunave të bashkisë së Shkupit që të ndihmojnë në subvencionimin financiar të transportit publik. Kjo masë vlen edhe për transportin privat./Telegrafi/


Kjo fotografi tregon se Shkupi është në rrezik të madh nga ndotja e ajrit (Foto)
Lexo po ashtu Kjo fotografi tregon se Shkupi është në rrezik të madh nga ndotja e ajrit (Foto)