Lutfi Ame është berberi më i vjetër në qytetin e Shkupit, i cili po e ushtron këtë profesion të nisur 60 vjet më parë. Në floktoren e tij të vogël, që ka mbetur e njëjtë si ajo e viteve më parë, ai na tregon se këtë punë e ka bërë pas kthimit nga ushtria, duke hapur dyqanin e parë në Çarshinë e vjetër, e më pas në Çair.
‘’Pas ushtrisë kam shkuar atje në Çarshinë e Vjetër, kam punuar 5 vite rradhazi. Prej atje u shpërngula këtu, këtu jam 55 vite, në këtë objekt. Dëshira ime ka qenë kjo, kisha dhe dy shokë të cilët filluan si ‘’çirak’’ këtë punë, edhe une u kapa atje dhe kështu mbetëm’’, tha ai për TV21.
I përkushtuar ndaj punës së tij edhe sot ai na tregon mjetet e vjetra me të cilat ka punuar, ndër të cilat edhe gërshërët që janë 50 vjet të vjetra dhe janë përdorur për të rralluar flokët.
‘’Këto janë 50 vite, këto tjerat janë pak më të reja dhe janë për të rralluar flokët, kush ka flokët e dendura dhe të shpeshta, ndërsa këto tjerat janë 50 vite dhe ende punojnë. Makineria funksionon kështu me gishta, unë di të punoj edhe tani me këto por të rinjtë nuk dinë të punojnë me to’’, shtoi Ame.
Edhe pse është nga më të vjetrit në këtë profesion Lutfi Ame thotë se më parë ka pasur më shumë punë, por me hapjen e floktoreve të reja atij i kanë mbetur vetëm klientët besnik.
‘’Më parë kemi patur më tepër punë, berberë dhe gjëra të tilla nuk ka patur shumë, kanë qenë më të rrallë, ndërsa tani janë mbushur këto të rinjtë, e njeh apo se njeh zanatin’’, u shpreh ai.
Të njëjtin zanat ai dëshiron t’ua trashëgojë nipërve të tij, mirëpo thotë se ata nuk kanë shfaqur ndonjë interes në këtë drejtim. Luftiu thotë se është i bindur se do të vazhdojë këtë zanat derisa të jetë në gjendje ta bëjë atë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja