LAJMI I FUNDIT:

AKI ngre padi ndaj gazetarit Milaim Zeka (Video)

AKI ngre padi ndaj gazetarit Milaim Zeka (Video)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Agjencia Kosovare e Inteligjencës e ka paditur gazetarin, Milaim Zeka, për shpifje dhe fyerje.

Këtë dokument e ka siguruar RTV Dukagjini, ku duket se gazetarit Zeka problem do t’i ketë dal pikërisht një postim i tij në rrjetin social, Facebook, i titulluar “Kur shteti i Kosovës përgatiti njerëz, për me vra njerëz”.

Në padinë që ka dorëzuar AKI në Gjykatën Themelore, thuhet se kjo Agjenci dhe menaxhmenti i tij janë fyer duke u identifikuar me krimin e organizuar dhe si vrastare.


Konfirmimi për padinë, ka ardhur edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar, Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë – AKI ka bërë padi ndaj M.Z. për kompensim dëmi – shpifje dhe fyerje”, thuhet në përgjigjen elektronike të këtij institucioni të drejtësisë.

I kontaktuar nga RTV Dukagjini, gazetari Milaim Zeka që aktualisht është jashtë vendit, thotë përkundër padisë ndaj tij, nuk zmbrapset nga ajo çfarë ka deklaruar.

“Krejt çka kam thanë, është e vërtetë. Kjo padi tregon se çfarë organizate amatore është. Sa të paditur janë”, tha Zeka në përgjigjen elektronike. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=M_UrNnf9iUM

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori