LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja do ta paditë Petre Shilegovin e LSDM-së

OBRM-PDUKM-ja do ta paditë Petre Shilegovin e LSDM-së

Nuk kanë të ndalur përplasjet OBRM-LSDM. Pas paralajmërimit të LSDM-së për padi ndaj disa deputetëve të OBRM-së, njiherit funksionarë shtetëror, edhe OBRM-ja ka paralajmëruar padi penale ndaj Petre Shilegovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke sqaruar çështjen e pozitave të ministrave, që në zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhur edhe si deputetë, OBRM-ja e akuzon LSDM-në për mashtrim, ndërkaq paralajmërojnë padi penale ndaj Shilegovit për siç thonë ”raportim të rrejshëm”.

Çështjen e mbajtjes së funksioneve të disa deputetëve, si Emil Dimitriev, Nikolla Poposki, Nikolla Dimitrov, OBRM-ja e sqaron edhe me rastet e zgjedhjeve të vitit 2006, 2011 dhe 2014./Telegrafi/