LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Anulohet një ndeshje në La Liga, era e fortë shkatërron stadiumin (Foto/Video)

Zyrtare: Anulohet një ndeshje në La Liga, era e fortë shkatërron stadiumin (Foto/Video)

Ndeshja e paraparë të zhvillohet sonte është anuluar për shkaqe sigurie.

Xhiroja e 21-të në La Liga ishte paraparë që të niste me duelin mes Deportivo La Crounas dhe Real Betis, por kushtet klimaterike kanë pamundësuar zhvillimin e këtij takimi.


Pjesë të çatisë së stadiumit të rrëzuara

Siç njoftojnë mediat në Spanjë, erërat e forta që kanë arritur deri në 100 kmh kanë dëmtuar stadiumin Riazor ku do të luhej kjo ndeshje.

Tani i mbetet Federatës së Spanjës të vendosë për një orar të ri të zhvillimit të kësaj sfide.