Sikurse në shumë qytete të Kosovës, edhe në Vushtrri sot është protestuar për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar vite më parë nga shteti serb.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se arrestimi i Ramush Haradinajt është i padrejtë, pasi që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.”Haradinaj me luftën e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij, nuk luftoi vetëm për lirinë e Kosovës, por të të gjithë shqiptarëve. Lufta kundër Serbisë ka qenë e drejt dhe pikërisht për këtë është përkrahur edhe nga NATO. Të gjithë tashme janë të bindur se arrestimi i tij është padrejtësi dhe kjo sjellje nga drejtësia franceze tregon se ende ka lidhje të caktuara, të cilat duan ta pengojnë Kosovën”, deklaroi Isufi, i cili tha edhe se mentaliteti i Serbisë nuk ka ndërruar, pasi që ajo udhëhiqet nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit dhe Sheshelit, raporton Veriu.info.
Qindra të pranishmëve të protestë me fjalim rasti iu drejtua edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili tha se arrestimi i Haradinajt i nxitur nga shteti serb është i padrejtë dhe se ai duhet të lirohet.
“Arrestimi nuk është partiak, por është historik, sepse dihet çka ka bërë ai dhe familja e tij për çlirimin e Kosovës, por është edhe politik sepse dihet që ai është kryetar i AAK-së dhe ish kryeministër i Kosovës. Kjo nuk është protestë partiake, por është protestë kombëtare. Kosova ka pasur gjithmonë miqësi me Francën dhe besoj qe shteti francez do të veproj si duhet, kështu që do ta liroj Haradinajn nga ky arrestim i padrejtë”, tha kryetari Mulaku.
Në anën tjetër, kryetari i degës së AAK-së në Vushtrri, Lutfi Bilalli tha se Vushtrria ka traditë të kundërshtimit të çdo padrejtësie. “Edhe sot po ashtu jemi mbledhur këtu për ta kundërshtuar këtë padrejtësi, pra për ta përkrahur lirimin e Ramush Haradinajt, i cili është figurë emblematike dhe kjo përkrahje e juaj ka domethënie të madhe”, tha Bilalli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A