Bashkimi Demokratik për Integrim i është rikthyer konsultimeve partiake lidhur me pozicionin e saj pas takimit me presidentin Ivanov. Nga partia e Ahmetit nuk kanë ende qëndrim nëse do të mbështesin Zaevin me nënshkrime në marrjen e mandatit apo nëse do të mbeten në aleancë me Nikolla Gruevskin. Nga BDI-ja thonë se në tavolinë janë të gjitha pesë opsionet. Derisa partia e Ahmetit nuk ka ende qëndrim, dy partitë tjera lëvizja BESA dhe Aleanca për shqiptarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Zaevin. Orhan Murtezani nga BESA thotë se përkrahja ndaj Zaevit për marrjen e mandatit duke mbledhur 61 nënshkrime nuk nënkupton që ata me automatizëm do të pranojnë të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
Si Lëvizje BESA jemi të gatshëm që të mbështesim LSDM-në për krijimin e një shumice parlamentare pa paragjykuar nëse do të jemi pjesë e Qeverisë së ardhshme ose jo meqë ende nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë në atë drejtim. Nuk duam të flasim për teza hipotetike. Të presim nëse LSDM-ja do të ndërmerr një iniciativë të tillë pastaj mund të flasim edhe për gjëra më konkrete – deklaroi Orhan Murtezani, BESA.
Qëndrim të njëjtë ndajnë edhe nga Aleanca për shqiptarët të cilët deklaruan se janë të gatshëm t’i japin mbështetje LSDM-së për formimin e shumicës por Qeveria e ardhshme si kusht duhet të ketë rregullimin e statusit të gjuhës shqipe.
Aleanca për shqiptarët është e gatshme që të japë nënshkrimet atij mandatari i cili nuk ka qasje refuzuese ndaj deklaratës së përbashkët të partive politike, gjegjësisht ky parim vlen edhe për mandatarin eventual nëse është ai i LSDM-së Zoran Zaev. Ne jemi të gatshëm të përkrahim qeverisjen vetëm me disa kushte të cilat janë pjesë e deklaratës por fillimisht do të kërkojmë që të votohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe mandej do të përkrahim qeverisjen – tha Flakron Bexheti, Aleanca për shqiptarët.
Të heshtur vazhdojnë të mbeten dy deputetët e PDSH-së. Pas takimit të liderëve me presidentin Ivanov, kreu i LSDM-së Zoran Zaev u deklarua i bindur që do të formojë shumicën qoftë ajo me 62 ose 67 deputetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Incident në Mitrovicë, hedhet granatë dore në oborrin e një qytetari
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Aksident në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, rrokulliset një veturë
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet