Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama ka folur në lidhje me akuzat e mediave serbe dhe ruse për ”ndikimin e tij për të rrëzuar Gruevskin”. Ai këtë e ka cilësuar si të pavërtetë dhe thotë se shqiptarët kanë ndikuar vetë që të kuptojnë rolin e vetë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Është një pyetje shumë e rëndësishme dhe që lidhet me një temë shumë të rëndësishme të shqiptarëve. Nuk është arritja ime, por që kam dhënë kontributin tim jo për të rrëzuar njërin dhe ngritur tjetrin, por për të ndikuar që shqiptarët të trajtohen me dinjitet si të barabartë në një shtet që ne kemi interes strategjik ta shikojmë stabël dhe në konsolidim. Shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtetformuese. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. Bashkëjetesa e shqiptarëve me maqedonasit, harmonia në këtë bashkëjetesë dhe respekti i barabartë si njerëz është kyç. Kjo është e gjithë. Asnjë ndikim që shqiptarët të bëhen me njërin apo me tjetrin. Thjesht dhe vetëm inkurajim dhe mbështetje për një platformë të të gjithë shqiptarëve bashkë që nuk janë bërë një parti. Kanë divergjencat e tyre.”
”Ne e respektojmë pluralizmin e partive siç respektojmë Maqedoninë një dhe të pandashme. Në respekt të pluralizmit të tyre, ata kanë rënë dakord që disa çështje themelore që nuk janë të reja, të shpikura apo të shkruara në Tiranë, por të vulosura marrëveshjen tanimë antike të Orhrit, të vendosen në tavolinë si detyrime të përbashkëta të shqiptarëve dhe të maqedonasve për t’i implementuar. Marrëveshja e Ohrit është ylli polar i shqiptarëve dhe për një periudhë kohe për fat të keq, ai yll polar u zbeh apo u imitua le të themi në mënyrë artificiale duke u lënë jashtë vëmendjes në thelbin e vet. Kjo është e gjitha. Se bie dakord me njërën palë se me tjetrën nuk ka rëndësi. Shqiptarët kanë rënë dakord për këtë platformë. Do të isha shumë i dëshiruar që të shikoja nga pala maqedonase objektivitet dhe realizëm. Shqiptarët nuk mundet më të tërhiqen në qeveri dhe pas qerres së qeverisë për ca poste e vetura. Shqiptarët meritojnë të respektohen njësoj si maqedonasit.”
Rama e ka vlerësuar si kyç ndikimin e partive shqiptare në Maqedoni.
”Faktori shqiptar është pozicionuar në anën e duhur të historisë dhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Ne kemi mbështetur dhe inkurajuar atë që ziente në zemrat e shqiptarëve dhe që në fund filloi të ziej në zemrat e përfaqësuesve të tyre politikë dhe kjo ishte më e mira në këto zgjedhje.” ka thënë Rama në emisionin e Ilva Tares. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A