LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Prokurorët po frikësohen ta hetojnë Isa Mustafën (Video)

Ahmeti: Prokurorët po frikësohen ta hetojnë Isa Mustafën (Video)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti , thotë se prokurorët e Kosovës nuk kanë guxim që të hetojnë rastin e dosjeve që janë dorëzuar në Prokurori për Isa Mustafën.

“Për të hetuar Mustafën duhet të dal një prokuror i guximshëm, ngase Isa është i fortë”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Republika” në Tribuna Channel.

Ai duke folur për dosjet që janë dorëzuar në prokurori për Mustafën ka thënë se deri më tani ka një aktakuzë të ngritur ndaj 10 inspektorëve të komunës.


“Rasti është në gjykim që dy vjet, por që nuk ka shënuar asnjë hap më lartë e që sipas tij tregon për sistemin gjyqësor të Kosovës të udhëhequr nga vet ata”, tha ai.

Madje Ahmeti ka thënë se më këtë sistem gjasat shumë më të mëdha janë që në burg të përfundoj vet Ahmeti se sa siq i ka quajtuar ai, kriminelët e vërtet./GazetaTribuna/