LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: E di së kë do ta blej gjatë verës

Mourinho: E di së kë do ta blej gjatë verës

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se e ka bërë gati listën e blerjeve për afatin verës.  

Pas largimeve të Morgan Schneiderlin dhe Memphis Depay, United nuk u hodh në sulm për tu përforcuar.

Mourinho thotë se e ka listën e gatshme se kë duhet ta transferojë në United gjatë verës.


“E di se çfarë dua. Mendoj çdo javë dhe sa më shumë i njoh lojtarët më shumë e njoh skuadrën. Më shumë e njoh edhe garën ku marr pjesë. Garën e njoh shumë mirë dhe e di çfarë dua”.

“Nëse më pyetni se a e di se çfarë dua të blejë në afatin e ardhëm kalimtar, po e di. A është e mundur që t’i blej? Mundohem, por gjithmonë duke qenë realist”.

“E mbaj mend vite më parë kur unë doja një portier të dytë dhe drejtori teknik më erdhi me një listë të mundshme portierësh. Në krye të listës ishte emri i Gianluigi Buffon”.

“Jam gjithmonë realist, mendoj për opsione të kapshme. Por kemi ende kohë që të vijë vera”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/