Shpeshherë kemi tendenca të mendojmë se e njohim trupin tonë shumë mirë. E dimë si funksionon dhe çfarë lloj ndryshimesh e procesesh ndodhin gjatë çdo sekonde të ditës.
Por në fakt, trupi i njeriut është ndër mekanizmat më kompleks dhe më të mistershëm – të paktën kështu thonë doktorët dhe shkencëtarët.
Sidoqoftë, Telegrafi më poshtë ju sjell disa fakte interesante rreth trupit të njeriut, të cilat me të vërtetë do t’ju impresionojnë.
– Gjurmët e gjuhës janë absolutisht unike; mbajeni mend këtë herën tjetër kur ia tregoni dikujt gjuhën.
– Një qime e vetme e flokut mund të mbajë peshën e një molle të varur. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk tregojnë se çfarë dimensione duhet të ketë molla.
– Numri i baktereve që gjenden në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, ose edhe më shumë.
– Shpejtësia e një impulsi të trurit është rreth 400 km/h.
– Nuk ekzistojnë vetëm katër lloje të ndryshme të gjakut siç kemi menduar, por faktikisht ekzistojnë 29. Grupi më i rrallë i gjakut i përket një grupi të vogël të familjeve në Japoni.
– Gjatë një dite, gjaku jonë qarkullon një distancë prej 19,312 kilometrave.
– Gjatësia e tërë nervave të trupit njerëzor është 75 kilometra.
– Njeriu merr frymë rreth 20,000 herë në ditë.
– Syri i njeriut mund të dallojë mbi 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por, truri nuk mund t’i mbajë në mend të gjitha.
– Veshët vazhdojnë rriten përgjatë tërë jetës me një shpejtësi thuajse të pabesueshme: një çerek milimetri në vit.
– Zemra rrah 35 milionë herë në vit. Po pra, 35 milionë herë. Në vit!
– Çdo ditë trupi i njeriut i humb përafërsisht një milionë qeliza të lëkurës.
– Një metër katror e lëkurës përmban rreth njëqind sensorë të dhimbjes.
– Një person mesatarisht konsumon rreth 35 tonë ushqim gjatë jetës së vet.
– Njeriu shpenzon rreth pesë vite të jetës vet vetëm duke i kapsitur qepallat. Fatmirësisht kjo nuk na privon të bëjmë edhe gjëra tjera njëkohësisht.
– Shpejtësia e një teshtime është 160 km/h.
– Buzëqeshja i aktivizon 17 muskuj të fytyrës, përderisa qarja i aktivizon 43. Prandaj, buzëqeshni më shumë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City