LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Tetova pa Jugohromin, qyteti i 10 më i ndotur në Maqedoni (Lista)

Eco Guerilla: Tetova pa Jugohromin, qyteti i 10 më i ndotur në Maqedoni (Lista)

Pas paralajmërimve nga Sindikata e ‘Jugohromit’ për protestat e sotshme në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë për rihapjen e kombinatit, ka vijuar edhe komunikata për Telegrafi Maqedoni nga organizata ‘Eco Guerilla’, ku thuhet se Tetova pa ‘Jugohromin’, është në vendin e 10 në Maqedoni sa i përket ndotjes së ajrit, gjë që tregon përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tetovë.

Protestojnë punëtorët e ”Jugohrom”, kërkojnë aktivizimin e kombinatit (Foto)
Lexo po ashtu Protestojnë punëtorët e ”Jugohrom”, kërkojnë aktivizimin e kombinatit (Foto)

‘Edhe gjatë muajit Janar të vitit 2017 Tetova ka qenë një nga vendet më pak të ndotura në Maqedoni krahasuar me periudhën kur ka punuar Jugohromi dhe kur Tetova ka qenë në vendin e parë në Maqedoni por dhe në listën e vendeve më të ndotura në Botë.

Analizat e publikuara së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik treguan se ndotja e ajrit shkakton numër të lartë të viktimave, por dhe sikur një jetë të shuhej nga pasojat e ndotjes, kjo është e papranueshme për ne.


Mesatarja e grimcave PM10 në muajin Janar të vitit 2017 ka qenë si vijon:

1. Gazi Babë 199.7
2. Lisiçe 199.4
3. Shkup Rektorat 190
4. Manastir 166
5. Karposh 164.7
6. Shkup Qendër 155.7
7. Miladinovc 149.7
8. Kumanovë 144.2
9. Kërçovë 114.8
10.Tetovë 112.7
11.Kavadari 107.7
12.Koçan: 71.1.

Kujtojmë se Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, respektivisht Inspektoriati shtetëror për ambient jetësor, në pajtimme Ligjin për ambient jetësor, dje solli vendim për vazhdimin e ndalimit të punës së kombinatit ‘Jugohrom’ për 90 ditë tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni. /Telegrafi/